Futboll

“N’Golo Kante është mesfushori më i mirë në botë!”

Sipas ish-mesfushorit dhe liderit të ekipit nga Stamford Bridge, veteranit, Frank Lampard, autori i golit të fitores për Chelsean ndaj Manchester United, N’Golo Kante është mesfushori më i mirë në botë. Chelsea pagoi jo pak por £30milionë te Leicester gjatë verës së kaluar, për të blerë futbollistin francez, pas rolit thelbësor që ai luajti në triumfin e jashtëzakonshëm të “Dhelprave” në Premier League gjatë sezonit të kaluar. Tani duket sikur francezi ka marrë të njëjtin rol edhe te “Blutë” e Londrës, pasi është pikërisht Kante qendra rreth të cilës rrotullohet loja e Chelseas, për të dominuar klasifikimin e Premier League, duke qenë gjithashtu kandidati potencial për fitimin e titullit kampion, që do të ishte i dyti radhazi për vetë francezin, me dy ekipe të ndryshme në vetëm dy vite. Kante rikonfirmoi edhe një herë formën e tij magjike gjatë përballjes së të hënës mbrëma që Chelsea fitoi ndaj Manchester United, duke realizuar golin e vetëm të takimit, çka i dha “Bluve” biletën për në gjysmëfinalen e FA Cup.

N'Golo Kante scored the Chelsea match-winner as they beat Manchester United in the FA Cup

Pikërisht gjatë komentit të ndeshjes, legjenda e Chelseas, Frank Lampard nuk është rezervuar aspak kur me fjalët e tij e ka përshkruar Kante si: “Do të shkoj deri aty sat a quaj qendër mesfushorin më të mirë në botë, për momentin. Vërtetë kështu. Vështroni mënyrën se si ai është paraqitur këtë sezon. Ai vërtetë mund të mos ketë realizuar shumë gola, por ajo që ai po i jep ekipit me mënyrën se si luan, forca udhëheqëse që ai është, unë nuk shoh askënd tjetër në futbollin botëror që të luajë më mirë se ai për momentin”, u shpreh heroi i “Stamford Bridge” tashmë i tërhequr. Ndërkohë, një tjetër legjendë e futbollit anglez, Alan Shearer e vlerësoi Kante: “Mendoj se po shohim të gjithë Futbollistin e Vitit”.

The diminutive Frenchman proved his value by running the show at Stamford Bridge

https://www.youtube.com/watch?v=415ryZE5NNU

Më shumë nga Futboll