Futboll

Ngriti titullin kampion të 6-të radhazi, Shkëmbi “var këpucët në gozhdë”

Ndonëse këtë sezon me një aktivizim të reduktuar, vetëm 21 ndeshje, prej të cilave vetëm 13 si titullar, Bledi Shkëmbi ka udhëhequr skuadrën e Skënderbeut drejt titullit kampion të gjashtë radhazi. Një lider i vërtetë, madje edhe atëherë kur vjen momenti për tu tërhequr. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së sotme në Vlorë, ku, Skënderbeu fitoi me rezultatin 2-0, për të hipotekuar trofeun e radhëz, kapiteni legjendari i ekipit korçar ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli. Një vendim ky që do të ketë patjetër një vend të veçantë gjatë ceremonisë së nesërme në Korçë, kur skuadra e Skënderbeut do të festojë ngritjen e trofeut.

“Kaluam momente të vështira pas humbjes me Partizanin, por gjithsesi, personalisht për asnjë moment nuk e kam diskutuar faktin se do të ishim ne që do të fitonim titullin kampion, për të ngritur trofeun për të gjashtin vit radhazi. Në aspektin personal, ndonëse e kam shprehur disi pas asaj ndeshje, sot po e deklaroj publikisht për të gjithë, sezonin e ardhshëm nuk do të më shihni më në fushë. Unë tërhiqem nga futbolli dhe lamtumirën do ta jap nesër në momentin kur do të festojmë fitimin e titullit. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij suksesi, që kam qenë kontigjent i skuadrës së Skënderbeut dhe kapiten i saj. Falenderoj të gjithë ata që ma mundësuan këtë gjë”, deklaroi i përlotur kapiteni legjendar i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi.

[interaction id=”573cbb42fc69012768c44943″]

Më shumë nga Futboll