Çiklizëm

Nibali fiton mes Alpeve italiane, Dumoulin ruan kreun

Çiklisti italian Vincenzo Nibali fitoi sot etapën e 16-të të edicionit të 100-të të Xhiros së Italisë, një nga etapat më të vështira të turneun italian të biçikletës. E karakterizuar nga 3 malore të forta, kjo ishte quajtur si etapa më e vështirë, që zgjati 6h24’22”. Dhe në fund, ai që triumfoi ishte idhulli i shtëpisë, Nibali, që preu i pari vijën e finishit, pas një shkëputje. I dyti u rendit spanjolli Mikel Landa dhe i treti kolumbiani Nairo Quintana. Duket qenë se gara kishte disa malore, që e bënë të vështirë pedalimin e çiklistëve, shkëputjet ishin të shpeshta dhe çiklistët mbërritën në finish grupe-grupe.

Holandezi Tom Dumoulin, kryesues i Xhiros se Italise

Pas përfundimit të kësaj etape, në krye të renditjes së përgjithshme të Xhiros së Italisë vazhdon të qëndrojë holandezi Tom Dumoulin, por pas disa probleme fiziologjike që pati gjatë garës, ai humbet disi terren me rivalët. Holandezi ka tashmë vetëm 31 sekonda avantazh karshi Nibalit dhe 1’12” epërsi kundrejt Nibalit, ndërkohë që kanë mbetur edhe 5 etapa për të mbyllur këtë edicion. Vazhdon të bëjë një paraqitje komnstante çiklisti shqiptar Eugert Zhupa, që në klasifikimin e përgjithshëm mban vendin e 143-të, me 3h06’41” diferencë me kryesuesin. Ndërkohë që, Dumoulin vazhdon të mbajë të veshur fanellën rozë të liderit.

Eugert Zhupa gjate Xhiros se Italise

Më shumë nga Çiklizëm