• Nice del kampione e dimrit, “skuqet” Balotelli!

    Publikuar: 21 Dec 10:59

    Nice nuk ka shkuar përtej barazimit 0-0 në Bordeaux, në një ndeshje ku Mario Balotelli u ndëshkua me karton të kuq, megjithatë mbetet në krye të kampionatit francez pas 19 ndeshjeve të para me 42 pikë, dy më shumë se Monaco e vendit të dytë. Në këtë mënyrë, skuadra e drejtuar nga Lucien Favre shpallet kampione e dimrit në Ligue 1.


    Mario Balotelli Red card by Sports_HD

    Balotelli u ndëshkua me karton në minutën e 91-të, ndërsa shoku i tij Belhada mori të njëjtin ndëshkim, tre minuta më vonë në ndeshjen që u mbyll pa gola. Sulmuesi italian u ndëshkua sepse goditi me shqelm një kundërshtar, në momentin që ky i fundi i mori topin. Me dy pikë më pak se Nice, është Monaco e vendit të dytë që me gola të Falcao dhe Bakayoko fitoi 2-1 ndaj Caen.

    Paris St-Germain, kampion i Francës në fuqi, bëri autokritikë për mbylljen në vend të tretë të vitit 2016, pesë pikë larg kreut duke fituar 5-0 ndaj Lyon në “Parc des Princes”. Në ndeshjet e javës së 19-të, të luajtura të mërkurën në mbrëmje fitoi edhe Lyon i vendit të katërt, 2-0 ndaj Angers dhe Marseille në fushën e Bastia.

    Standings provided by Sofascore LiveScore

    [interaction id=”585af8c1804953407ce19d9c”]


    Lexo postimet e tjera