Futboll

Nice-Monaco “ndez” çerekfinalet e Kupës së Ligës

Monaco, finalistja e vitit të kaluar në Kupën e Ligës, do të kërkojë të sigurojë një vend në gjysmëfinalen e këtij edicioni kur të ndeshet mbrëmjen e së martës në “Allianz Rivera” me Nice. Vendasit kanë zhvilluar një sezon me ulje-ngritje, por kanë arritur të rimëkëmben në javët e fundit të kampionatit francez, duke marrë katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit.

Ashtu si kuqezinjtë, edhe miqtë kanë patur një ecuri shumë të mirë kohët e fundit. Në fakt, kampionët në fuqi të Ligue 1 do të paraqiten në këtë sfidë pasi kanë fituar katër ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet. Për sa i takon përballjeve të drejtpërdrejta, Nice ka shkatërruar Monaco me rezultatin 4-0 shtatorin e kaluar, kur këto dy ekipe janë përballur në javën e pestë të kampionatit francez.

Ajo ka qenë edhe fitorja e dytë radhazi 4-0 e marrë nga Nice në shtëpi kundër bardhekuqve. Në total, Monaco kryeson në përballjet direkte me tri fitore dhe ka fituar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër kuqezinjve.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll