Seria A

Nis “beteja” për portën e Milan, Reina: Te shohim cili do të jetë titullar…

Pepe Reina ka 15 ditë që ka nisur punën me AC Milan, por duke qenë se ishte në SHBA, bashkë me ekipin, vetëm sot është prezantuar para gazetarëve.

36-vjeçari spanjoll deklaroi: “Milan është një nga skuadrat më të mëdha, ku çdo fëmijë ëndërron të luajë. Kundër këtij ekipi kam humbur një finale të Champions Leaugue dhe jam i lumtur që do të punoj me disa prej atyre që ishin në fushë atë ditë si Gattuso dhe Maldini. Objektivi? Rikthimi në Champions League.”

I pashmangshëm është krahasimi me Gigio Donnarumma, që të paktën në letër niset si portieri titullar i Milan: “Unë do të përpiqem ta vë në vështirësi trajnerin. Do të stërvitem mirë dhe do të tregoj të gjitha vlerat e mia. Jam shumë i motivuar dhe të shohim se cili do të jetë titullari.”

Më shumë nga Seria A