Futboll

Nis bisedimet me Liverpool, por Mahrez preferon Arsenal

Riyad Mahrez është në bisedime me Liverpool, për zëvendësimin e Philippe Coutinho, por në të vërtetë ai preferon të firmosë për Arsenal. Burime të sigurta pranë Mahrez kanë zbuluar se konkretisht po diskutohen detajet e transferimit me shefat e Liverpool. Kjo, në vijim të transferimit të Philippe Coutinho te Barcelona për shumën rekord prej £142milionë. Pavarësisht mohimi publik të klubit, realisht algjeriani Mahrez është në listën e dëshirave të Liverpool për këtë merkato dimri. Teksa avancimi i diskutimeve për finalizimin e transferimit të Naby Keita është një prioritet, Mahrez është një opsion alternative që po eksplorohet nga Liverpool këtë muaj, ndërkohë që po bëjnë llogaritë për të vazhduar pa Coutinho.

Riyad Mahrez

Por skuadra e Jurgen Klopp nuk është opsioni numër 1 i preferuar i Mahrez, që sapo ka blerë një pronë në Londër dhe preferon më shumë të transferohet te Arsenal, nëse një marrëveshje mund të arrihet. Gjithsesi, burimet pranë futbollistit konfirmojnë se deri tani nuk është zhvilluar asnjë bisedim me drejtuesit e “Topçinjve”. Nga ana tjetër Leicester është i dëshpëruar që të mbajë shtrënguar organizatorin, ndërkohë që trajneri Claude Puel ka ka pretenduar se ylli i skuadrës së tij, Mahrez nuk dëshiron të largohet.

Më shumë nga Futboll