Futboll

Nis derbi i Manchester për talentin e Roma…

Nis derbi i Manchester për talentin e Roma…

Manchester United dhe Manchester City kanë nisur një derbi në merkato për të blerë talentin e Roma, Lorenzo Pellegrini, gjatë kësaj vere. Zëra të caktuar në Itali thonë se pretendentët për titullin në Premier League kanë hedhur sytë mbi një prej mesfushorëve më premtues në Serie A. Paraqitja e Pellegrini në ndeshjet e fundit i ka vlejtur festën nga kombëtarja italiane për dy eliminatoret e radhës kundër Maqedonisë dhe Shqipërisë, por ai do të mungojë për shkak të një dëmtimi.

Në këtë sezon, Pellegrini ka luajtur si titullar në katër ndeshje të Serie A dhe në Champions League kundër Qaragab gjatë muajit të kaluar. Në ndeshjen e kaluar kundër AC Milan u largua nga fusha për shkak dëmtimi dhe kjo i kushton mungesën në ndeshjet e Italisë

“Sky Italia” raporton se Jose Mourinho dhe Pep Guardiola kërkojnë të marrin 21-vjeçarin, i cili e ka klauzolën për prishjen e kontratës me Roma, për 30 milionë euro. Mesfushori u rrit në Akademinë e Romës, por u shit në vitin 2015 te Sassuolo për 1.5 milionë euro. Pas një sezoni shumë të suksesshëm në këtë ekip, ai u rikthye në kryeqytet, i kërkuar nga trajner Di Francesco, për 12 milionë euro. Sivjet ai po tregon se është gati të luajë për skuadrat më të mëdha.

Më shumë nga Futboll