Merkato

Nis “El Clasico” në merkato, kërkojnë lojtarin e Chelsea…

Real Madrid është në avantazh ndaj rivalëve të Barcelonës në garën për të marrë mëngjarashin spanjoll të Chelsea, Marcos Alonso.

“Don Balon” shkruan se “Los Blancos” i kanë shpallur konkurrencë katalanasve, që ishin vënë prej kohësh në gjurmët e Alonso.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez kërkon një alternativë për Marcelo, në të majtë të mbrojtjes, sa herë braziliani të ketë nevojë për pushim dhe të njëjtën gjë do të bëj Barcelona me Jordi Alba.

Alonso ka deklaruar se nëse Conte nuk do të jetë më trajner i Chelsea, ai do të marrë në konsideratë largimin nga Londra dhe kjo ka shumë gjasa të ndodhë.

Çmimi i tij nuk i kalon 30 milionë euro, kësisoj përballja “El Clasico” në merkato ka filluar.

Më shumë nga Merkato