Çiklizëm

Nis Turi Junior i Shqipërisë në çiklizëm, Bruno Kola fiton etapën e parë

Ka startuar sot në qytetin e Durrësit, Turi Junior i Shqipërisë në çiklizëm, një aktivitet që organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Në këtë turne marrin pjesë 38 çiklistë nga të gjitha ekipet në vend, që do të pedalojnë për 4 ditë me radhë për titullin kampion të kësaj grupmoshe.

Sot u zhvillua etapa e parë, Durrës-Elbasan, 81.7km e gjatë, e cila u fitua nga çiklisti shkodran Bruno Kola. Ai preu i pari vijën e finishit, pasi fitoi duelin e shpejtësisë me fierakun Amarildo Goga (i dyti) dhe shkodranin tjetër Astrit Kronaj (i treti). Turneu do të vazhdojë nesër me etapën e dytë, Elbasan-Lushnjë-Fier, 79.3km e gjatë

Etapa e parë (Durrës-Elbasan, 81.7km)

  1. Bruno Kola (Vllaznia), 1h58’23”
  2. Amarildo Goga (Apolonia), +1”
  3. Astrit Kronaj (Vllaznia), +1″

Posteri i Turit Junior te Shqiperise

Më shumë nga Çiklizëm