Çiklizëm

Nis Vuelta e Spanjës, BMC Racing fiton kronometrin, Rohan lider

Ka nisur sot Vuelta e Spanjës, eventi i tretë më i madh në botë në sportin e biçikletës, një turne me 21 etapa që pritet të dhurojë mjaft emocione e rivalitet. Kjo edhe për faktin se të gjithë çiklistët “big” kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre dhe sot ka nisur sfida për fanellën e kuqe të fituesit. Sot u zhvillua etapa e parë, një kronometër skuadre 13km e gjatë zhvilluar në Nimes, e cila u fitua nga skuadra e BMC Racing, që dha kohën 15’58”.

Në vendin e dytë, me 6 sekonda më shumë, u klasifikua skuadra e Quick Step. Në bazë të rregullores, mbajtës i fanellës së kuqe të liderit të Vueltës së Spanjës e mban kapiteni i skuadrës fituese, pra australiani Dennis Rohan. Në garë janë edhe Chris Froome, fitues një muaj më parë i Turit të Francës, italianët Fabio Aru e Vincenzo Nibali, spanjolli Alberto Contador etj. Nesër zhvillohet etapa e dytë e turneut, Nimes-Gruisant, 203km e gjatë.

Më shumë nga Çiklizëm