RUSI 2018

Një brazilian godet Neymar: Nuk mund të shkojë shumë larg me simulime…

Neymar nganjëherë shkon shumë larg me teatrin e tij, sipas ish-bashkëlojtarit të yllit të PSG-së në kombëtaren e Brazilit, Julio Baptista. Neymar mori kritika të shumta për ekzagjërimet (simulimet) në rastet e faullave kundër tij në Kupën e Botës së Rusisë, ku ekipi i tij u eliminua në çerekfinale.

Baptista beson se sulmuesi i kampionëve francezë është i prirur të kalojë në krye me ekzagjërimin e tij, por shtoi se 26-vjeçari ishte gjithashtu, i agresuar shpesh. “Është e vërtetë që Neymar ndonjëherë e ekzagjëron me shtrirjet në fushë, por duhet të kujtojmë se ai është në qendër të markimit të kundërshtarëve, – tha 47-vjeçari brazilian.

– Ka raste kur ai është i shtrirë në fushë, duke u ankuar për një faull, dhe më pas rishfaqja e pamjeve televizive tregon se kundërshtari (mbrojtësi i Meksikës, Miguel Layun, fjala vjen) i ka goditur kyçin e këmbës, ku ai ende ka dhembje, pas operacionit.

Prandaj, në futboll, shumë gjëra bëhen të zmadhuara. Është e vërtetë që ndonjëherë ai shtrihet kot, gjë që nuk është e mirë për futbollin, por ama merr edhe shumë ndërhyrje nga kundërshtarët”. Neymar shënoi dy herë në Kupën e Botës së Rusisë, por udhëtimi i Brazilit në këtë turne u mbyll nga Belgjika, në çerekfinale.

Më shumë nga RUSI 2018