RUSI 2018

“Një copë mishi!” Ish-lojtarët e Gjermanisë “thumbojnë” Ozil

Në prag të Kupës së Botës që do të zhvillohet në Rusi, lojtari i përfaqësueses gjermane është kritikuar ashpër nga dy ish-lojtarë.

I pari që kritikoi Ozil ishte ish-lojtari i Gjermanisë dhe Bayern Munich, Mario Basler: “Për mua Ozil është i mbivlerësuar si lojtar.

“I qëndroj mendimit tim, që ai nuk është lojtari që do ta udhëheqë Gjermaninë drejt triumfit të Kupës së Botës. Këtë nuk e bëri as më 2014,” shprehet Basler në Sport1-Doppelpas.

“Për mua ai është si një copë mishi që lëviz në fushë për inerci, i cili padyshim që ka aftësi të mira teknike, por me kombëtaren nuk sjell asgjë.”

Përveç tij, edhe Christian Ziege nuk ka thënë gjëra të mira për Ozil: “Te të gjitha ndeshjet që luan Ozil, unë pyes veten ‘A është pjesë e lojës ai?’.

“Te Real u shit shumë shpejt, edhe në Angli ai kritikohet shpesh për rendimentin e tij tek Arsenal. Ai zhduket në ndeshjet e mëdha.”

Më shumë nga RUSI 2018