Argetim

Një dasmë në horizont! Allegri i propozon për martesë të dashurës së tij

Një dasmë në horizont!

Massimiliano Allegri duket se ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm në jetën e tij, i cili shkon përtej fushës së futbollit. Tekniku italian së shpejti do t’i japë fund beqarisë. Sipas mediave italiane, 51-vjeçari i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Ambra Angiolini; një propozim tipik, tradicional dhe shumë romantik njëkohësisht… Mënyra e duhur për të kurorëzuar një histori autentike dashurie.

Mësohet se Allegri ka takuar tashmë prindërit e Ambrës dhe dasma duket se do të ndodhë së shpejti. Martesa e dyshes simpatike do të ishte një nga ngjarjet më të bukura të vitit. Ai ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve rozë për gjestet romantike që bënte për partneren e tij; një vëmendje maksimale, trëndafila, udhëtime të shpeshta në teatrot e ndryshme të qytetit për të parë 41-vjeçaren në skenë.

Allegri- Ambra, një ndërthurje shumë e bukur: ai tip interesant, sportiv, triumfues…ajo një aktore shumë e bukur, e zgjuar, e vendosur mes teatrit, kinemasë dhe dramës televizive.

Më shumë nga Argetim