Merkato

“Një gjë është e sigurt, Jorginho do të veshë bojëqielli sezonin tjetër”

Agjenti i Jorginho-s konfirmon se lojtari i Napolit është në pritje të lajmeve të reja për sa i përket transferimit të tij te Manchester City.

Kampionët e Anglisë kanë javë që negociojnë për firmën e lojtarit të përfaqësueses italiane, por deri tani nuk kanë gjetur akordin me Napolin që kërkon 60 mln euro.

“Po pres për lajme të reja nga Napoli,” shprehet Joao Santos për Kiss Kiss Napoli.

“Aq sa di unë dy palët janë duke negociuar, kështu që jemi në pritje të lajmeve të reja. Lojtari është me pushime me familjen. Marrëveshje personale me City-n? Po, por po presim që dy klubet të zgjidhin çështjen e pagesës. Të luash në Premier League, me City-n, është një privilegj por gjithçka varet nga De Laurentiis.

E vetmja gjë e sigurt është se vitin tjetër ai do të veshë fanellë bojëqielli.

“Çdo gjë është në dorë të De Laurentiis dhe përfaqësuesve të City-t. Gjithçka mund të kishte përfunduar brenda ditës, por mbase edhe pas 10 ditëve…të shohim.

“Guardiola ka kohë që e ndjek nga afër.”

Më shumë nga Merkato