NBA

Një gjigand për Lakers, firmos për një vit Tyson Chandler

Skuadra e Lakers ka konfirmuar sot se ka arritur marrëveshjen me shtatlartin Tyson Chandler, 36 vjeç, i cili do të veshë për një sezon fanellën e ekipit kalifornian. Lojtari qendër, 2.13 metra i gjatë, do të ketë mundësi të aktivizohet që në ndeshjen e radhës që Lakers do të luajnë ndaj Minnesota.

Chandler është shpallur kampion bote në vitin 2011 me Dallas, një basketbollist me shumë përvojë në NBA, që sezonet e fundit ka luajtur me Phoenix. Përvoja e tij pritet të ndihmojë Lakers në lojën nën tabelë, pasi skuadra kishte nevojë për një basketbollist të këtij kalibri poshtë koshit.

Më shumë nga NBA