Futboll

Një gol pas 40 sekondash i jep fitoren numër 150 trajnerit Simeone…

Një gol pas 40 sekondash i jep fitoren numër 150 trajnerit Simeone…

Një gol shënuar nga Antonie Griezmann, pas 40 sekondash lojë, i ka dhënë Atletico Madrid fitoren 1-0 në fushën e Malaga, që konsolidon pozitat në vendin e dytë të kësaj skuadra, me gjashtë pikë më pak se Barcelona kryesuese dhe plot 12 pikë më shumë se Valencia e vendit të tretë dhe pse këto dy ekipe kanë luajtur një ndeshje më pak.

Ende pa u mbushur minuta e parë e lojës, Griezmann u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur duke shënuar golin e vetëm të sfidës, ku Atletico u mbrojt me fanatizëm. Kjo skuadër ka pësuar vetëm 9 gola pas 23 ndeshjesh dhe ekipi i fundit me një “mur” të tillë në prapavijë kishte qenë Deportivo në sezonin 1993/94. Fitorja 0-1 në Malaga ishte suksesi numër 150 për trajnerin argjentinas Diego Simeone.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll