Kampionatet në Europë

Një hap larg titullit, trajnerët italianë janë më të mirët

Çështë aritmetike, por e ardhmja duket e shkruar tashmë. Antonio Conte dhe Carlo Ancelotti janë një hap larg fitores së kampionateve respektive, në Angli dhe Gjermani. Një vrapim i pandalshëm, ai i Chelsea dhe Bayern Munich, që, kur kanë mbetur edhe dy muaj para fundit të sezonit kanë vënë një dorë te titujt e Premier League dhe Bundesliga. Kjo fundjavë ka qenë pozitive për londinezët, që kanë fituar në fushën e Stoke falë golit të realizuar në minutat e fundit nga Cahill, ndërsa Manchester City dhe Liverpool nuk kanë shkuar më larg se një barazim 1-1. Shifrat flasin qartë, Chelsea ka një avantazh prej 10 pikësh ndaj Tottenham të vendit të dytë kur kanë mbetur edhe 10 javë nga fundi. Për ta siguruar matematikisht titullin i duhen 7 fitore, që nuk duhet të jenë një problem për një ekip që ka marrë 19 fitore në 22 ndeshjet e fundit të kampionatit.

Ndërkohë, pas një vjeshte të vështirë, edhe Ancelotti ka nisur arratisjen. Bayern-i i tij, që ka fituar 18 nga 20 ndeshjet e fundit (me dy barazime), falë 3 pikëve të marra kundër Borussia Monchengladbach ka shkuar në +13 pikë ndaj Leipzig kur kanë mbetur edhe 11 javë nga fundi. Ashtu si Conte, edhe Carlo-s i duhen 7 fitore për të siguruar “Meisterschale”. Është afër titullit edhe Massimo Carrera, ish-ndihmësi i Antonio Conte tek Juventus, i cili po paraqitet mirë në Rusi, në drejtim të Spartakut të Moskës. Skuadra, e cila nuk e fiton titullin nga viti 2001, ka një avantazh prej gjashtë pikësh ndaj dyshes Zenit dhe CSKA-së së Moskës. Por janë akoma edhe 10 ndeshje për t’u luajtur.

Më shumë nga Kampionatet në Europë