RUSI 2018

Një hundë e thyer mund të kthejë Icardi-n në kombëtare

Momenti i Mauro Icardi-t mund të vijë për shkak të një dëmtimi që ka pësuar Lucas Pratto. Ose mund të shtyhet përsëri, për shkak të maskës mbrojtëse që mund të përdorë lojtari. Në hierarkitë e Edgardo Bauza, trajneri i Argjentinës, sulmuesi i Inter-it është mbrapa Gonzalo Higuain dhe Lucas Pratto, por ky i fundit është në dyshim për dy ndeshjet e ardhshme që Argjentina do të luajë për eliminatoret e Rusi 2018 kundër Kilit, 23 mars, dhe Bolivisë, pesë ditë më pas.

Pratto, i cili luan te Sao Paulo, gjatë një përplasje në derbin e luajtur kundër Palmeiras ka pësuar një frakturë në hundë dhe është operuar. Nuk është akoma e qartë nëse do të mund të kthehet menjëherë në fushë (Sao Paulo do të luajë të mërkurën) me ndihmën e një maske dhe nëse do të jetë në dispozicion të kombëtares. Burime afër lojtarit kanë bërë të ditur se falë maskës mbrojtëse gjithçka do të jetë në rregull. Në të kundërt, vendin e tij duhet ta marrë Maurito, i cili sapo ka realizuar një tregolësh kundër Atalanta-s në kampionat dhe po kalon një moment shumë të mirë forme. Por ekziston edhe alternativa Lucas Alario, sulmuesi i River Plate, i cili është grumbulluar në të kaluarën nga Bauza.

Më shumë nga RUSI 2018