• Një kartolinë bardheblu; gëzuar nga KF Tirana!

    Publikuar: 26 Dec 8:55

    Tirana po e mbyll vitin 2016 me zhvillime pozitive dhe negative. Pozitive janë lajmet nga infrastruktura sportive që po ngre, akademia bardheblu, disa rezultate në kampionat; ndërsa negavite mbetet mosfitimi i trofeve dhe, madje, mosshkuarja në Kupat e Europës. Viti kalendarik 2016 përfshin gjysmën e sezonit të kaluar, në të cilin Tirana doli duarbosh, me trajner Ilir Dajën, ndërsa gjysma e sezonit aktual i ka evidentuar 24 herë kampionët e vendit si favoritë për zonën europiane.

    Ka ikur Ilir Daja dhe në stol është ulur Mirel Josa, që në merkaton e janarit do të kërkojë të bëjë përforcime të goditura. Në kuadrin e risive, të riorganizimit, klubi bardheblu ka bërë edhe një kartolinë urimi për festat e fundvitit, ku në fokus janë lojtarët dhe tifozët bardheblu. Urimi për Krishtlindje dhe Vitin e Ri shkon në çdo vatër bardheblu, si një sinjal rizgjimi dhe rikthimi në traditën e mrekullueshme të klubit të futbollit më të titulluar në Shqipëri.


    Lexo postimet e tjera