La Liga

“Një lojtar si ai nuk do të luante kurrë në ekipin tim”

Kanë qenë ditë të çuditshme dhe të mbushura me shpallje dramatike. Julen Lopetegui është konfirmuar si trajneri i ardhshëm i Real Madrid, vetëm për t’u shkarkuar nga Spanja një ditë më pas.

Tani ai do të përgatitet për të stërvitur lojtarë si Ronaldo, Ramos, ndër të tjerë, edhe Gareth Bale.

Dhe pas emërimit të tij si trajneri i ri i Real Madrid, ka dalë në skenë një deklaratë spanjollit drejtuar pikërisht Gareth Bale.

Në vitin 2015, ai raportohet të ketë thënë: “Një lojtar te Real Madrid duhet të japë gjithmonë 100%. Nëse nuk e bën, atëherë më mirë të largohet. La Liga është komplet ndryshe nga Premier League.

“Një lojtar si ai nuk do të luante kurrë në ekipin tim.”

Më shumë nga La Liga