Futboll

Një penallti kushton 10.000 euro!

Si lulëzoi korrupsioni në futbollin algjerian? BBC Sport ka sjell një intervistë tronditëse për audiencën britanike por jo aq për audiencën tonë. Një ndërmjetës për fiksimin e rezultateve të ndeshjeve ka thënë se në kulturën e tyre është shumë e lehtë të arrish marrëveshje të fshehta.
“Është shumë e lehtë për çdo njeri që të fiksojë ndeshje dhe të parashikojë rezultate. Thjesht duhet të kuptosh procesin dhe hilet.”
Qëkur është futur si ide nga një president i një klubi, ai tregon pa doreza, se në shtetin e tij futbolli nuk është më thjesht një lojë.
“ Përshembull, në ligën më të lartë, një penallti e dhënë nga gjyqtarët e korruptuar mund të kushtojë minimumi 10,000 euro. Një barazim mund të kushtojë dyfishin ndërsa një fitore minimumi 80,000 euro. Dhunë, korrupsion- gjithçka mund të gjesh aty.”


A na bëjnë shumë përshtypje këto deklarata ne shqiptarëve?

Më shumë nga Futboll