Futboll

Një portier do të bëhet lojtari më i paguar tek United

Mesfushori Paul Pogba është aktualisht lojtari më i paguar i skuadrës së Manchester United, por francezi mund ta humbasë shpejt këtë “titull”. E përditshmja britanike “The Sun” bën me dije se skuadra e “djajve të kuq” është gati t’i ofrojë një rritje masive rrogës së portierit spanjoll David De Gea, për ta mbajtur përgjithnjë dhe për të hequr çdo iluzion të ekipeve të tjera për ta marrë. Aktualisht, portieri 27-vjeçar paguhet 210 mijë stërlina në javë, por me kontratën e re ai pritet të marrë të njëjtën shumë si Pogba, pra 300 mijë stërlina në javë.

Portieri spanjoll David De Gea

De Gea ka 3 sezone që luan në Premier League, por gjithnjë ai është shënjestruar nga Real Madrid, që kërkon ta rikthejë në Spanjë. Kontrata e portierit me United skadon verën e 2019-ës, ndaj dhe “djajtë” kërkojnë t’ia rinovojnë atë, duke i ofruar të njëjtën rrogë si të Pogba, duke e bërë portierin më të paguar në historinë e klubit. Burime nga klubi konfirmuan se brenda janarit do të nisin bisedimet me portierin, për t’i rinovuar kontratën, duke i besuar aftësivë të tij në portë. Synimi është që De Gea të përfitojë një kontratë 5-vjeçare, deri në vitin 2023.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll