Futboll

Një tjetër gjerman te Juventusi, ja objektivi i radhës për bardhezinjtë

Pas Sami Khedira dhe Emre Can një tjetër lojtar gjerman pritet të veshë fanellën e Juventusit. Sipas mediave italiane, kampionët e Serisë A po mendojnë për të sjellë në Torino mesfushorin Leroi Sane, që luan në Premier League me kampionët e Manchester City, por pak i aktivizuar nga trajneri Pep Guardiola këtë sezon. Madje Sane nuk u grumbullua as me kombëtaren gjermane në Botëror, por për bardhezinjtë konsiderohet si një element i rëndësishëm.

Beppe Marotta e konsideron 22-vjeçarin si një përforëcim shumë të rëndësishëm për të ardhmen dhe është gati të investojë për ta sjellë në Torino sezonin e ardhshëm, madje që në janar të vitit tjetër. Poblem mund të jetë shuma e lartë që City kërkon për lojtarin, rreth 150 milionë euro, ndaj palët mund të nisin bisedimet për të gjetur një zgjidhje për këtë ngërç që mund të krijohet. Kontrata e Sane me “qytetarët” skadon pas dy sezonesh.

Më shumë nga Futboll