Formula 1

Një tjetër pilot spanjoll do të zërë vendin e Fernando Alonso te McLaren

Pas lajmit të tërheqjes së Fernando Alonso nga Formula 1, duke lënë një vend bosh te makina McLaren, ka nisur “gjuetia” për të gjetur zëvendësuesin e tij. Mediat britanike bëjnë me dije se vendin e pilotit spanjoll Fernando Alonso, 2 herë kampionit do të botës, do ta zërë një patriot i tij, Carlos Sainz Jr., që aktualisht garon me Renault. Por ai do të largohet në fund të sezonit nga makina franceze, për t’i lënë vend australianit Daniel Ricciardo.

Për pilotin spanjoll Carlos Sainz Jr., që ka zhvilluar 72 gara në Formula që prej vitit 2015, kur ka debutuar, është gati një kontratë 2-vjeçare me McLaren. Pas këtij transferimi pritet që te makina Red Bull të shkojë piloti Pierre Gasly, që do të garojë së bashku me Max Verstappen, duke konfirmuar kështu të gjitha dyshet e sezonit të ardhshëm të Formula 1. Te Mercedes do të jetë dyshja Hamilton-Bottas dhe te Ferrari dyshja Vettel-Raikkonen, me finlandezin ende i pakonfirmuar.

Më shumë nga Formula 1