Moto GP

Një vit burg për personin që aksidentoi për vdekje ikonën e Moto GP

Pas një viti e gjysmë nga aksidenti tragjik (17 maj 2017), ku humbi jetën një nga pilotët ikonë të Moto GP, amerikani Nicky Hayden (kampion bote vitin 2006), gjykata e Riminit ka marrë masën për personin që shkaktoi aksidenti. Ai është dënuar me 1 vit burg, shlyerjen e detyrimeve gjyqsore si dhe pezullimin e patentës. Familja e Hayden, që pat kërkuar 6 milionë euro dëmshpërblim, nuk ndodhej në sallën e gjyqit në momentin që u mor vendimi.

Prokuroria pat kërkuar 1 vit e 2 muaj burg, por gjykatësi dha vetëm 1 vit heqje lirie për personin që shaktoi aksidentin. Nicky Hayden ndërroi jetë në spitalin e Rimini 5 ditë pas aksidentit, pasi ra në gjendje kome dhe nuk u zgjua më. Sipas hetimeve, personi me makinë po ecte me 70km/orë në një zonë ku limiti është 50km/orë. Por edhe Hayden që ishte me biçikletë pati faj, pasi nuk respektoi sinjalistikën e semaforit, që ishte me të kuqe.

Më shumë nga Moto GP