• Një vit nga blerja, Inter i Suning është një dështim

    Publikuar: 16 Apr 8:35

    Inter-Suning, një vit më pas. Është e vërtetë se zyrtarizimi i blerjes së klubit zikaltër nga ana e kolosit kinez është bërë më 6 qershor të 2016-ës, por negociatat kanë nisur në muajin e prillit. Më 28 qershor të 2016-ës ka ardhur premtimi i Zhang Jindong: “Duam të fitojmë titullin dhe Europa League. Vetëm në këtë mënyrë mund të kthehemi në majën e botës. Objektivi është të luajmë në Champions”. Dhjetë muaj më vonë (dhe pasi janë shpenzuar 100 milionë euro), bilanci sportiv është i pamëshirshëm: Inter është eliminuar nga Europa League në fazën me grupe, ndërsa javën e kaluar ka ardhur siguria matematike se Inter nuk do ta fitojë titullin.

    Më pas dy humbjet e njëpasnjëshme me Sampdoria-n, Crotone-n dhe barazimi 2-2 në derbi kanë larguar në mënyrë pothuajse përfundimtare ekipin e Pioli-t nga kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Champions League (kur kanë mbetur gjashtë javë nga fundit, Roma është +16, Napoli +14). Por, pavarësisht mungesës së Champions League, Suning pritet të bëjë investime të mëdha në verë (për ekipin dhe për trajnerin e ri) dhe në harkun e sezoneve të ardhshme është e mundur që të realizohet profecia e Mario Balotelli-t: “Inter, sipas mendimit tim, do të kthehet të jetë skuadra e parë e Italisë në dy vitet e ardhshme”. Por për momentin, përtej sigurisë ekonomike dhe seriozitetit të treguar, viti i parë në fushë i Inter-it të Suning ka qenë një dështim.

    [interaction id=”58f3ba13cb4fa6890817a9bb”]


    Lexo postimet e tjera