Bundesliga

Një yll i “Aspirinave” qetëson teknikun Conte?

Chelsea kërkon dëshpërimisht të gjejë një zëvendësues për brazilianin Oscar, pas largimit të tij në Kinë. Bazuar tek ajo që shkruan “Turkish-Football”, lojtari i përzgjedhur nga trajneri Antonio Conte është Hakan Calhanoglu. Mesfushori turk i Bayer Leverkusen-it është prej tre vitesh një emër i përmendur ndërkombëtarisht, por për të tani mund të jetë “çasti i së vërtetës”.

https://www.youtube.com/watch?v=LjajuruUKxs

Për 22-vjeçarin deri tani është raportuar se kanë interes Manchester United dhe Manchester City, por duket se ai do të përfundojë duke luajtur në Londër. Hierarkia e klubit gjerman sigurisht që nuk do të donte të hiqte dorë që në janar nga ylli i skuadrës, kështu që është e mundshme që transferimi të kryhet në verë. Calhanoglu aktualisht vlerësohet rreth 40 milionë euro.

 

 

Më shumë nga Bundesliga