Premier League

Njeriu më i pasur afrikan do të blejë Arsenalin, dhe gjëja e parë që do të bëjë është të shkarkojë Wenger

Njeriu më i pasur afrikan ka shprehur dëshirën për të blerë Arsenalin dhe ka deklaruar se do gjëja e parë që do të bënte do të ishte shkarkimi i Arsene Wenger.

Miliarderi nigerian Aliko Dangote është një tifoz i Topçinjve dhe nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të blerë klubin megjithëse trajneri aktual Stan Kroenke nuk ka ndërmend ta shesë. Dangote foli në mënyrë hipotetike se çfarë do të bënte nëse do të merrte drejtimin e klubit londinez.

“Gjëja e parë që do të bëja do të ishte shkarkimi i trajnerit. Ai ka bërë një punë të mirë, por duhet t’i jepet shansi edhe dikujt tjetër,” shprehet ai për Bloomburg.

60-vjeçari premtoi se do të tentonte të blinte klubin. Momentalisht, Kroenke zotëron 67% të Arsenal dhe miliarderi rus Alisher Usmanov është në kontroll të 30% të mbetur. Dangote ka një pasuri mbi 10 miliard euro, dhe ka besim se mund të tundojë të dy pronarët aktualë të largohen nga klubi nëse i bëhet një ofertë bindëse.

Aliko Dangote has expressed his interest in buying Arsenal and sacking Arsene Wenger

Më shumë nga Premier League