Bundesliga

Njihuni me kapësin e topave që mundi Bayern Munich

Ky është djaloshi që bëri Bayern të duket një ekip i vjetër. Gjatë fitores 2:0 të Hoffenheim ndaj Munich ishte pikërisht ky kapës topash që nisi aksionin e golit të parë, pasi u tregua shumë i shkathët duke i dhënë topin Andrej Kramaric. Tani ai ka folur për gjermanen Bild për hedhjen e shpejtë.

13-vjeçari nga Offenburg shprehet: Pashë që Kramaric donte topin, kështu që ja hodha menjëherë. Ishte hera e parë që isha kapës topash në Bundesliga. Është një ndjesi e mrekullueshme që arrita ta ndihmoj ekipin. E bëra me kënaqësi.”

Hummels, Kramaric und Umut

Pas ndeshjes komentoi edhe trajneri i Hoffenheim Julian Nagelsmann: “Djemtë që kapin topat kalojnë një fazë stërvitore tek ne, në mënyrë që të jenë sa më të shpejtë për të dyja skuadrat. Në atë moment të tre reaguan me shpejtësi, Mark, djaloshi që kap topat dhe Andrej.”  Kramaric kërkon që t’i kërkojë falje djaloshit Umut: “Mendoj se i kam bërtitur paksa, prandaj dua të kërkoj ndjesë…”

Ndërsa golashënuesi i dyfishtë Mark Uth do ta takojë adoleshentin: “Klubi do ta organizojë një takim, ku do t’i jap edhe një fanellë.”

Mark Uth

Më shumë nga Bundesliga