Futboll

Njihuni me “mbretin” e golit në Europë,  4 vite më parë punonte në fabrikë

Në vitin 2011 punonte në fabrikë, duke luajtur futboll si diletant, por duke shënuar aq shumë sa për të tërhequr vëmendjen e djalit të Sir Alex, Darren Ferguson që e bën të debutojë si profesionist. Më pas në Premier League me fanellën e Crystal Palace dhe sot me ngjyrat e Newcastle në Championship, nga ku Rafa Benitez pret të gjithë golat. Mauro Icardi? Gonzalo Higuain? Cristiano Ronaldo? Pierre-Emerick Aubameyang? Jo, asnjëri prej këtyre super-golashënuesve nuk mund të marrë titullin e superbomberit më fatal të Europës. Në fakt ky titull shkon për një futbollist më pak të famshëm dhe gati gati të panjohur. Sulmuesi i frikshëm është Dwight Gayle, futbollisti i Newcastle të Rafa Benitez, që aderon në Championship angleze. Aty ai po bën diferencën, madje aq sa për t’i marrë titullin e bomberit kolegëve të tij shumë herë më të famshëm dhe më të çmueshëm, duke udhëhequr “Magpies” drejt fabulës sportive, në rrugëtimin drejt rikthimit të menjëhershëm në Premier League. Një fabul e vërtetë është edhe jeta e këtij futbollisti 26-vjeçar, që vetëm në 2011 luante si dilentant, në kohën e lirë mes një turni pune në fabrinë dhe turnit tjetër. Më pas pas stuhitë e golave që e bënë të famshëm, aq sa për të bërë Benitez të vërë bast mbi atë.

Rezultate imazhesh për dwight gayle

  1. Bomberi i periferisë

Dwight Gayle ka vënë në rrjesht për një, në radhë pas tij të gjithë fenomenët e golit. Askush si ai në këtë mes sezoni, me 19 gola të shënuar në 23 ndeshje, askush tjetër nuk ka mundur t’i realizojë. Sigurisht, shumë prej kandidatëve kanë zhvilluar më pak ndeshje, por sipas llogarive është ai për momentin më i miri në Europë, dhe deri sa të zgjasë është e drejtë t’i atribuohen nderet dhe meritat që i takojnë. 26-vjeçari anlez ka çuditur të gjithë, duke u ngjitur në krye të golashënuesve të Europës, me aq shumë gola të shënuar sa që po udhëheqin Neëcastle në rrugëtimin drejt rikthimit në Preimer League.

Rezultate imazhesh për dwight gayle

  1. Mister 40%

Gayle shënon shumë, e ka bërë gjithmonë, por me fanellën e Magpies po çudit në mënyrë të rregullt dhe periodike, me lehtësinë në gjejtjen e golit përballë portës kundërshtare. Një aftësi dhe cilësi të ndërtuar prej kohësh dhe që ka gjetur burimin e saj të origjinës natyrale në periferinë e futbollit anglez. Dwight shënon shumë, një total të barabartë me 40% të golave të shënuar në tërësi nga skuadra bardhezi. Praktikisht për çdo dy gola të realizuar, në njërin prej tyre qëndron firma e tij. Newcastle, aktualisht në vend të dytë të klasifikimit, ka realizuar 48 gola, në 19 raste, golat mbajnë firmën e tij.

Rezultate imazhesh për dwight gayle

  1. Punëtori i topit

Historia e Dwight Gayle është prej atyre mbi të cilat mund të shkruhet një libër apo të prodhohet një film. Është ai rasti klasik i një djaloshi që ka dhënë gjithçka për të luajtur futboll, edhe kur vetë futbolli nuk e konsideronte atë aspak. Mjafton të mendosh që deri katër vite më parë, Gayle punonte si punëtor fabrike. Futbollisti diletant luante në divizionin e nëntë të kampionatit anglez, me fanellën e Stansted, klub që nuk mund të rimbursonte për futbollistët e tij as shpenzimet. Dwight i merrte paratë në fabrikë, duke u vetëfinancuar, por duke u dhuruar tifozëve të tij menjëherë një shembull të asaj që dinte të bënte më mirë, golat. Në fund të sezonit 2010/2011 realizuan plot 57 gola në total.

Rezultate imazhesh për dwight gayle Darren Ferguson

  1. Djali i Sir Alex Ferguson

Gayle surprizoi të gjithë dhe dyert e futbollit gradualisht u hapën. Pa famë dhe proxhektorë, por ka nga ata që duke kërkuar talentet e rinj në periferinë e futbollit, identifikoi pikëirsht atë, Gayle. Mes tyre ishte edhe Darren Ferguson, djali i të famshmit trajner, Sir Alex Ferguson. Një dashuri me shikim të parë, sepse trajneri Peterborough, që asaj kohe militonte në Championship, e afron në 2012 duke e bërë pjesë të futbollit profesionist. Një intuitë që shpagoi menjëherë, pasi Gayle luan dhe shënon 13 gola sezonalë dhe fiton biletën e tij në Premier League me Crystal Palace.

Rezultate imazhesh për dwight gayle benitez

  1. Thesari i Benitez

Në nivelin më të lartë të futbollit anglez nuk humbet, përkundrazi luan rregullisht për tre sezone rradhazi, rritet dhe përmirësohet teknikisht dhe vijon të jetë prezent para portës duke shënuar 25 gola në 74 ndeshje. Aq sa kur Newcastle bie nga Premier League në Championship, trajneri spanjoll, Rafa Benitez, i cili nuk dëshiron të braktisë projektin, kupton se për tu rikthyer në elitën e futbollit anglez nevojiten golat e Gayle. Ky i fundit pranon dhe transferohet, për të vendosur një klauzolë largimi prej 12 milionë. Gayle është sot më i miri mes të gjithëve, edhe se fenomenet e “Topit të Artë”.

Më shumë nga Futboll