Kampionatet në Europë

Njihuni me 25 futbollistët më besnikë, Iniesta dhe Buffon kryesojnë podiumin

“CIES Football Observatory” ka publike listën me futbollistët aktivë (që nuk janë pensionuar ende), që kanë luajtur më shumë sezone të njëpasnjëshme në një skuadër. Këto janë 25 të parët, sipas një rendi rritës (nga më i pakti te më i shumti).

Sikurse duket, bie në si Andres Iniesta, mesfushori kreativ i Barcelonës, që tërë karrierën ia ka dedikuar fanellës katalanase, teksa në fund të këtij sezoni, sipas të gjitha gjasave, do të largohet drejt Kinës.

Edhe Buffon mund të konsiderohet një legjendë bardhezi, për vitet dhe kontributin që ka dhënë me fanellën e Juventusit, 17 sezone, por ndryshe nga Iniesta, ai ka provuar të përfaqësojë edhe një klub tjetër në rini, Parmën. Klasifikimi i mëposhtëm ka në fokus katër 5 ligat më të rëndësishme në Europë (Itali, Angli, Gjermani, Spanje dhe Francë).

Marcelo, Real Madridi – 11.5 sezone

 

Heimeroth, Borussia M’Gladbach – 12 sezone

 

Stefan Kiessling, Bayer Leverkusen -12 sezone

 

Romain Danzé, Rennes – 12 sezone

Bruno Soriano, Villarreal – 12 sezone

 

Michael Carrick, Manchester United – 12 sezone

 

Marco Russ, Frankfurt – 14 sezone

 

Imanol Agirretxe, Real Sociedad – 12.5 sezone

 

Mark Noble, West Ham – 12.5 sezone

 

Francesco Mananelli, Sassuolo – 13 sezone

 

Giorgio Chiellini, Juventus – 13 sezone

 

Sergio Ramos, Real Madrid – 13 sezone

 

Alexander Meier, Frankfurt – 14 sezone

 

Leo Messi, Barcelona – 14 sezone

 

Julián Speroni, Cystal Palace – 14 sezone

 

Loïc Perrin, Saint-Etienne – 15 sezone

 

David García, Las Palmas – 15 sezone

 

Xabi Prieto, Real Sociedad – 15 sezone

 

Daniele De Rossi, Roma – 15.5 sezone

 

Laurent Pionnier, Montpellier – 15.5 sezone

 

Leon Britton, Swansea – 15.5 sezone

 

Weidenfeller, Borussia Dortmund – 16 sezone

 

Andrés Iniesta, Barcelona – 16 sezone

 

Pellissier, Chievo Verona – 16.5 sezone

 

Gianluigi Buffon, Juventus – 17 sezone

Më shumë nga Kampionatet në Europë