Kampionatet në Europë

Njihuni me portierin fantazmë të Chelsea: 8 vite në klub, 0 minuta lojë

Një pyetje për tifozët e Chelsea: a mund të na thoni se cili lojtar ka qenë tek ekipi blu për kohën më të gjatë? Ndoshta do të përgjigjeshit gabim, sepse kurrë nuk e keni parë atë në fushën e blertë, duke luajtur me Chelsea. Ne e kemi fjalën për Matej Delac. Portieri kroat arriti vetëm 17 vjeç në “Stamford Bridge”, si një nga portierët më premtues në futbollin e vendit të tij, në këmbim të tre milionë eurove, që shkuan në arkat e Inter Zepresic. Në të njëjtin vit ai do të linte huazimin tek një prej të mëdhenjve të “Eredivisie”, Vitesse, një ekip i mësuar me marrjen e transferimeve nga Chelsea. Pas kthimit nga Holanda dhe pa pasur mundësinë për të qëndruar, një “ekspeditë” e tij filloi në të gjithë Europën. Dhjetë eksperienca, të cilat nuk kanë bindur ende asnjë prej trajnerëve të Chelsea për t’i dhënë atij mundësinë në Londër.

Udhëtimi i Delacit nëpër Evropë
1. Vitesse – Holanda
2. Dynamo Ceske Budejovice – Republika Çeke
3. Vitoria Guimaraes – Portugalia
4. Inter Zapresic – Kroacia (Deri në janar)
5. Vojvodina – Serbia
6. FK Sarajevo – Bosnia (Deri në janar)
7. Arles – Franca (Deri në janar)
8. FK Sarajevo – Bosnja
9. FK Sarajevo – Bosnja
10. Royal Mouscron – Belgjika

Tani, duke qenë lojtar që për më shumë kohë i ka takuar Chelsea, mundësia e debutimit me “blues” zhduket. Matej ka kërkuar që të lirohet këtë vit, pasi ka probleme me lejen e punës dhe dëshiron të vazhdojë karrierën e tij jashtë Anglisë. “Chelsea kishte një plan për karrierën time, por ju nuk mund t’i planifikoni disa gjëra”, – thotë futbollisti për “Sportsport”. Delac është 25 vjeç dhe ende ka një karrierë përpara, larg Chelsea. Ai do të kërkojë të sistemohet në ndonjë klub europian, që i jep vazhdimësi aktivizimi.

Më shumë nga Kampionatet në Europë