Futboll

“No Messi, no party”… Argjentina “përmbyset” nga Nigeria!

“No Messi, no party”… Argjentina “përmbyset” nga Nigeria!

Sulmuesi i Arsenal, Alex Iwobi, shënoi dy gola, duke i dhënë Nigerisë fitoren me përmbysje 4-2 ndaj Argjentinës, në miqësoren e luajtur në Krasnodar, mes dy ekipeve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2018, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi. Argjentina ishte në avantazh të dy golave, pasi shënuan Ever Banega dhe Sergio Aguero, në momentin që Nigeria filloi përmbysjen. Kelechi Iheanacho ngushtoi diferencën, ndërsa në minutën e shtatë të pjesës së dytë Iwobi barazoi rezultatin. Brian Idowu tundi rrjetën dy minuta më vonë, duke e kaluar Nigerinë në avantazh dhe Iwobi kompletoi “pokerin”.

Former Manchester City striker Kelechi Iheanacho got a goal back for Nigeria before half time

Ever Banega is mobbed by his Argentina team-mates after scoring the opening goal

Te Argjentina nuk u aktivizua Lionel Messi, i cili u la pushim nga trajneri Sampaoli, pasi luajti 90 minuta në miqësoren e fituar 1-0, në Moskë kundër Rusisë. Sergio Aguerro u largua i dëmtuar, kur mbaroi pjesa e parë dhe kjo mban në ankth Manchester City. Sulmuesi kaloi Hernan Crespo, me golin e shënuar pas krosimit të Cristian Pavon, duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë i historisë së kombëtares argjentinase. Vetëm Lionel Messi dhe Gabriel Batistuta kanë bërë më mirë se ai.

Më shumë nga Futboll