La Liga

“No Messi no Problem”, Barça kalon me lehtësi Malaga-n

FC Barcelona nuk e ka pasur aspak të vështirë të kapërcejë pengesën me emrin Malaga në La Rosaleda teksa katalanasit kanë fituar me rezultatin 2-0 pas dy golave të shënuar në pjesën e parë.

Ishin miqtë ata që filluan të tregoheshin të rrezikshëm menjëherë dhe, pasi disa mundësive të mira për të kaluar në avantazh, është Luis Suarez ai që zhbllokon rezultatin në minutën e 15’ pas një aksioni fantastik. Goli çliroi akoma më tepër nervat e katalanasit të cilët shënuan golin mbase më të shtrenjtë të historisë kur Dembele pasoi tek Coutinho i cili me një goditje dinake me thembër dyfishon rezultatin.

Nëse avantazhi i dyfishtë nuk i kishte shuar shpresat vendasve për një rezultat pozitiv brenda në shtëpi, dalja me karton të kuq të Garcia vulosi gjithçka. Që nga ai moment Barça e kishte shumë të thjeshtë të kontrollonte lojën, si dhe energjitë duke parë që ka një ndeshje shumë të rëndësishme për të luajtur ndaj Chelsea-t në mesjavë. Pjesa e dytë ishte më e qetë, megjithëse rastet nuk munguan për të thelluar rezultatin. Gjithçka shkoi mirë edhe pa Messi-n, i cili do të ketë dy gjëra për të festuar ditën e sotme.

 


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga La Liga