Futboll

Nostalgji për makaronat, Pogba merr kuzhiniere nga Italia

Paratë që erdhën nga transferimi në Premier League mund të bëjnë punë për të jetuar më mirë, por nuk të kënaqin sa një pjatë makarona apo një picë e mirë italiane. Për këtë motiv, mesfushori francez Paul Pogba ka transferuar në Manchester guzhinieren e tij personale. Për të është e rëndësishme që të ketë pranë një person që ia di shijet dhe t’i gatuajë çdo ditë ushqimiet e tij të preferuara e mes tyre është kuzhina italiane.

Mesfushori francez Paul Pogba me fanellen e Manchester United

Duket se Pogba është i dashuruar sërish me Italinë, ndaj ka vendosur të marrë me vete në Manchester guzhinieren e familjes, që të qëndrojë pranë tij dhe familjes. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, guxhinierja ka qenë pranë futbollistit që në kohën kur ai luante me Juventusin dhe aktualisht po ambientohet me klibën britanike. Mësohet se ajo ka pak vështirësi me gjuhën dhe motin, por të paktën Pogba mund të shijojë pjatën e preferuar, makarona “alla bolonjeze”.

Më shumë nga Futboll