Tenis

Novak Djokovic fiton grand slemin e Wimbledon, mposht Anderson në finale

Tenisti serb Novak Djokovic fitoi grand slemin e Wimbledon për meshkuj, pas triumfit 3-0 (6-2, 6-2, 7-6) në finale ndaj afrikano-jugorit Kevin Anderson, ndeshje e luajtur në fushën me bar të turneut londinez. Ky është grand slemi i 13-të i fituar në karrierën e tenisit serb, ish-numri 1 në botë, që rikthehet protagonist pas një viti zhgënjyes, ku nuk ka fituar asnjë turne.

Duket se lodhja e dy ndeshjeve maratonë, në çerekfinale ndaj Federer dhe në gjysmëfinale ndaj Isner, ndikuan në paraqitjen e Anderson, që në finale u duk i lodhur, sidomos në dy setet e para. Edhe pse në të tretin rivalizoi dhe çdo gjithçka në “tie break”, nuk arriti të fitojë, duke u dorëzuar në finale. Për Djokovic kjo është hera e katërt që triumfon në Wimbledon, pas sukseseve në vitet 2011, 2014 e 2015.

Dy setet e para ishin tërësisht nën komandën e Djokovic, që dominon në fushë dhe fiton me shumë lehtësi me rezultatin e njëjtë 6-2. Në setin e tretë vjen reagimi i Anderson, madje ka 5 mundësi për të fituar setin, por asnjëherë nuk arrin të fitojë. Djokovic, në rastin e tij nuk dështon dhe në shtesë fiton 7-6  dhe krejt takimin 3-2. Festë e madhe për tenistin serb, që konfirmohet një kampion, duke u rikthyer në kohët e arta.

Më shumë nga Tenis