Tenis

Novak Djokovic: Po bëj progres, mezi pres të rikthehem

Novak Djokovic ka shtuar ritmin në stërvitje, duke u përgatitur kryesisht në aspektin fizik, për të qenë gati kur të rikthehet në fushë pas pushimeve të gjata që mori për shkak të dëmtimeve të shpeshta. “Po punoj fort fizikisht, kam besim dhe durim. Dua të forcoj të gjithë muskujt, si në nivel fizik ashtu dhe atë mendor dhe jam i kënaqur me progresin që po shoh”, ka qenë komenti i tenistit serb, që ka postuar në rrjetet sociale momente nga stërvitja. Djokovic nuk stërvitet në një fushë tenisti që nga grand slemi i Wimbledon, kur u eliminua dhe më pas vendosi të mbyllë para kohe sezonin.

Mezi po pres të zbres sërish në fushë dhe të luaj. Më mungon të marr në dorë raketën e tenisit. Por po punoj me një program të detajuar dhe synoj që të jem në formën optimale në mesin e vitit tjetër, por nuk do të ankohesha edhe sikur të isha në maksimum më herët”, tha Djokovic, që edhe pse ka vendosur të rinovojë kontratën me trajnerin Andre Agassi është ende në kërkim të një trajneri që at ndjekë në të gjitha turnetë. “Po mendoj për shumë njerëz, por ka shumë faktorë që do të marr në konsideratë para se të vendos”, tha Djokovic, që tashmë është bërë baba i dy fëmijëve.

Më shumë nga Tenis