Gossip

Novak Djokovic, tenisti që ka fituar më shumë premio në histori

Pavarësisht se nuk luan prej më shumë se një muaji, serbi Novak Djokovic mbetet në krye të listës së tenistëve që kanë fituar më shumë premio në historinë e këtij sporti. Ai dhe Roger Federer janë dy tenistët e vetëm që kanë kaluar kuotën e 100 milionë dollarëve të fituar në karrierë, me serbin që ka 2 milionë dollarë më shumë fitime se sa zvicerani.

Ndërsa në vendin e tretë, por shumë larg tyre, ndodhet spanjolli Rafael Nadal, që është kualifikuar për në finalen e US Open. Në “top-10” janë edhe tri teniste femra, me Serena Williams që ndodhet në vendin e katërt dhe mbetet më e paguara në këtë kategori, ndërsa dy tenistet e tjera janë motra e saj Venus dhe rusja Maria Sharapova. I pesti është britaniku Andy Murray, por ajo që bie në sy është se në “top-10” janë edhe dy tenistë që nuk luajnë më prej vitesh, Pete Sampras dhe Andre Agassi.

Motrat Venus dhe Serena Williams

Renditja e 10 tenistëve që kanë fituar më shumë në histori

1 – Novak Djokovic, 109.805 milionë dollarë

2 – Roger Federer, 107.780 milionë dollarë

3 – Rafael Nadal, 86.289 milionë dollarë

4 – Serena Williams, 84.463 milionë dollarë

5 – Andy Murray, 60.807 milionë dollarë

6 – Pete Sampras, 43.280 milionë dollarë

7 – Venus Williams, 37.928 milionë dollarë

8 – Maria Sharapova, 36.585 milionë dollarë

9 – Andre Agassi, 31.152 milionë dollarë

10 – David Ferrer, 30.623 milionë dollarë

 

Më shumë nga Gossip