Premier League

“Nuk është një gjë e mirë që Rashford luan me United”

Legjenda e Liverpool, Steven Gerrard, nuk i ka kursyer komplimentet për Marcus Rashford, duke parashikuar një “të ardhme të madhe” për të, por ka deklaruar se do të ishte më mirë sikur ai të mos ishte një lojtar i Msnchester United.

Rashford ka vazhduar rritjen e tij që nga momenti i debutimit të tij me United dy sezone më parë dhe 19-vjeçari ka qenë autor i një goli në fitoren 3-0 të marrë nga United kundër Basel në Champions League.

Gerrard, në përfundim të atij takimi, ka thënë: “Është një futbollist shumë i mirë, ka shumë potencial. Ai ka një të ardhme të madhe. Është një gjë e mirë që është anglez, por jo që është një lojtar i Manchester United”.

Më shumë nga Premier League