Seria A

“Nuk është normale që Juve të fitojë gjithmonë në fund”

Agjenti i Marek Hamsik pretendon se nuk është normale që Juventus të fitojë gjithmonë me gola në fund.

Napoli ësoi një disfatë të rëndë ndaj Roma-s me rezultatin 4-2 në javën e fundit, ndërsa Juve triumfoi në sekondat e fundit ndaj Lazio-s pas golit të Paulo Dybala. Dhe tani Juve është një pikë më pak por ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

“Ndeshje të këqija mund të ndodhin,” shprehet Martin Petras për Radio Kiss Kiss.

“Roma shkoi katër herë në portën e Napolit dhe shënoi katër gola, por duhet të mbetemi të qetë, ka akoma rrugë për të bërë.

“Napoli nuk do të dorëzohet. Gjithsesi, nuk është normale që Juventus të shënojë gjithmonë në minutën e 90-të.

“Prapëseprapë, duhet të mbetemi të qetë, ëndrra është pranë. Nëse Napoli vazhdon të luajë siç ka luajtur do të jetë e vështirë që Inter t’i mundë.

“Shpresoj që dëshira e madhe e Napolit të bëjë diferencën.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A