Connect with us

Bundesliga

Nuk është më titullar, Müller bën gati valixhet?

Thomas Müller luan gjithnjë”. Kështu shprehej Louis van Gaal në vitin 2010, kur ishte trajner i Bayern-it. Epo, kjo shprehje nuk ka më vend në Mynih, sepse mesfushori ofensiv ka thuajse gjithë sezonin që vuan të tregojë vlerat e tij. Mediet angleze kanë nisur që tani me spekulimet e tyre, duke e rilidhur kampionin e botës sërish me klubin që e ka kërkuar prej kohësh atë, Manchester United. Edhe pse 27-vjeçari ka dhënë 10 asiste në kampionat deri tani, ai ka shënuar vetëm një gol.

https://www.youtube.com/watch?v=sFlWhHJseeM

A mjafton kjo statistikë për të kuptuar se Müller nuk është më një lojtar vendimtar i bavarezëve? Nëse jo, të kujtohemi edhe për faktin që ai aktualisht nuk konsiderohet si titullar. Kur trajneri Carlo Ancelotti pranoi të luajë me sistemin 4-2-3-1, u mendua se kjo manovër ishte për t’i gjetur një vend Müller-it, por ndodhi e kundërta. Në dy ndeshjet me Arsenal-in në Champions League, qe Thiago Alcantara ai i cili u përdor si trekuartist dhe jo gjermani. Sigurisht, e dhimbshme për këtë të fundit!

Nxitur nga kjo gjendje e krijuar në “Allianz Arena”, lojtari i preferuar i tifozëve mund të vendosë të largohet nga rekordmenët dhe, më në fund, të pranojë ofertën e “Djajve të kuq”, ashtu siç bëri dy sezone më parë ish-shoku i tij i skuadrës, Bastian Schweinsteiger. Një gjë duhet theksuar, megjithatë. Nëse “Tigri” është një tifoz i kahershëm i United-it, Müller ka theksuar gjithnjë se është i dashuruar vetëm me Bayern-in. Kontrata e tij në Mynih përfundon në vitin 2021. Presim verën e ardhshme …

Më shumë nga Bundesliga