• Nuk jetohet me frikë, Dortmund kërkon një portier

    Publikuar: 17 Dec 7:15

    Borussia Dortmund praktikisht i ka thënë “lamtumirë” kampionatit. Skuadra verdhezi deri tani ka qenë e paqëndrueshme, pavarësisht cilësisë shumë të lartë të lojës. Arsyeja është e thjeshtë: të kesh lojtarë të rinj – por kurrsesi liderë – nuk sjell rezultate. Tifozët argëtohen, por jo edhe aq sponsorët. Një nga problemet kryesore të verdhezinjve është porta. Roman Bürki është i dëmtuar dhe do të mungojë deri në fund të janarit. Në vend të tij trajneri Thomas Tuchel ka përdorur Roman Weidenfeller-in.

    36-vjeçari nuk mjafton. Borussia Dortmund ka nevojë për garanci. Kështu, mediet gjermane zbulojnë se drejtori sportiv Michael Zorc do të gjejë me çdo kusht një portier në merkaton e janarit. Qëllimi i hierarkisë së klubit gjerman është të ketë një zëvendësues cilësor dhe me të ardhme për gardianin Bürki, i aftë për të përballuar edhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Sezoni është i paparashikueshëm dhe në “Signal Iduna Park” nuk duan të kalojnë javët duke u lutur që Bürki të mos dëmtohet. Emra ende nuk ka, por vullnet po.


    Lexo postimet e tjera