Connect with us

Kampionatet në Europë

Nuk ka alarm te Juventusi, Dybala gati për Napolin

Alarmi ka zgjatur vetëm pak orë, pas zëvendësimit të Paolo Dybala, për shkak të problemit të muskujve, në fitoren e Juventusit ndaj Sampdorias.

Alarmi ka zgjatur vetëm pak orë, pas zëvendësimit të Paolo Dybala, për shkak të problemit të muskujve, në fitoren e Juventusit ndaj Sampdorias. Lëndimi i yllit argjentinas, të dielën pasdite, siç lexojmë në “La Gazzetta dello Sport”, nuk ishte aq serioze, sa lojtari ka vendosur për t’iu përgjigjur thirrjes së kombëtares së Argjentinës, ku do t’u nënshtrohet skanimeve përkatëse mjekësore. Sidoqoftë, forcimi i kofshës së majtë nuk do ta lejojë atë që të veshë fanellën “Albiceleste, por do të kthehet menjëherë në Torino, ku do të fillojë operacionin e shërimit.

Në të vërtetë, kjo është diçka shumë e rëndësishme për Juventusin, që dëshiron të ketë një “top-Dybala” në prill, kur do të luhen sfidat e mëdha të sezonit; kundër Napolit, gjysmëfinalja e kthimit të Kupës së Italisë, dhe sfida e dyfishtë ndaj Barcelonës, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Dybala, duke lënë “Ferrari”, bëri të qartë për gazetarët: “Unë do të shkoj në Argjentinë për të bërë ekzaminimet e rastit. Mendoj se nuk kam asgjë serioze, jam mirë”. Kjo situatë është konfirmuar edhe nga Allegri e Marotta: “Paulo nuk duket të ketë ndonjë lëndim serioze.” Tifozët e Juventusit, me pak fjalë, mund të marrin frymë lehtësisht, duke u çliruar nga makthi që i kaploi nga moment kur Dybala u zëvendësua ndaj Sampdorias.

Më shumë nga Kampionatet në Europë