Bundesliga

Nuk ka fitues në “Olympiastadion”, Hertha-Dortmund mbyllet në barazim

Ndeshja hapëse e javës së 19-të të kampionatit gjerman, ajo e luajtur në “Olympiastadion” mes Hertha Berlin dhe Dortmund, është mbyllur në barazim 1-1. Një rezultat ky që vështirëson situatën e verdhezinjve, të cilët rrezikojnë të dalin nga zona Champions League, nëse Leverkusen dhe Monchengladbach fitojnë ndeshjet respektive që do të luajnë nesër. Hertha, nga ana tjetër, mbetet në vendin e 11-të me 24 pikë.

Pjesa e parë nuk ka pasur shumë raste, me vendasit që janë treguar dy herë të rrezikshëm me Valentino Lazaro, goditja e të cilit ka shkuar pak centimetra larg shtyllës së majtë, dhe me Niklas Stark, i cili ka shkuar afër golit me një goditje me kokë.

Rezultati është zhbllokuar me fillimin e pjesës së dytë, teksa Selke ka kaluar në avantazh vendasit me një goditje diagonale brenda zonës së rreptësisë. Reagimi i miqve ka ardhur në minutën e 71-të, me Kagaëa, i lënë i vetëm në zonën e rreptësisë, që ka barazuar me një goditje me kokë një metër larg portës.

Në minutat e fundit, Borussia Dortmund ka shkuar dy herë afër golit të fitores, por tentativat e lojtarëve të Stoger kanë qenë të pasuksesshme dhe ndeshja është mbyllur në barazim 1-1.

Standings provided by Sofascore LiveScore


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Bundesliga