Kampionati Shqiptar

Nuk ka pushim, Iuliano “tendos” Partizanin në stërvitje

Nuk ka pasur pushim për të kuqtë kryeqytetas, pas humbjes 2-0 në startin e kampionatit të ri, ndaj Laçit, në “Selman Stermasi”. Skuadra ka zbritur të hënën në ambientet e “Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare”, në Kamëz, për të vijuar përgatitjet për përballjen e radhës, ndaj Naftëtarit, e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë, në program ditën e mërkurë. Në orën 11:00, grupi i lojtarëve është vënë nën urdhrat e tranerit Mark Iuliano dhe ka zhvilluar seancën e radhës. Trajneri Iuliano ka aplikuar një program të specifikuar për lojtarët që u aktivizuan në takimin ndaj Laçit, ndërsa pjesa tjetër i është nënshtruar normalisht programit stërvitor. Përgatitjet do të vijojnë të martën në orën 11:00 me seancën e fundit në prag të ballafaqimit të parë ndaj Naftëtarit, i cili do të luhet në Kuçovë.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar