UFC

“Nuk ke ku të futesh”, Jose Aldo kërkon revanshin me Conor McGregor

Jose Aldo edhe njëherë tjetër sfidon Conor McGregor.

Dy ditë pas disfatës së McGregor ndaj Khabib Nurmagomedov në UFC 229, ylli brazilian ka përdorur mediat sociale për të kërkuar një revansh me rivalin irlandez.

“Nuk ke ku futesh,” shkruan Aldo. “Ka ardhur koha për revansh.”

McGregor dhe Aldo janë ndeshur në dhjetorin e 2015-ës, dhe irlandezi fitoi pas vetëm 13 sekondave.

Aldo është rikthyer te fitorja në ndeshjen e fundit ndaj Jeremy Stephens në Kanada. Ndërkohë që McGregor pësoi humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit që pas fitores ndaj Aldo-s, duke përfshirë ndeshjen e boksit me Mayweather.

Brenda kafazit të UFC, The Notorious humbi ndaj Nate Diaz dhe Khabib, duke mposhtur Diaz dhe Alvarez.

 

View this post on Instagram

 

Não tem pra onde correr! Chegou a hora! it’s time! @thenotoriousmma

A post shared by José Aldo Junior (@josealdojunioroficial) on

Më shumë nga UFC