RUSI 2018

Nuk mungon Neuer, Gjermania publikon listën paraprake për Botërorin

Joachim Löw ka emëruar skuadrën e tij paraprake për Kupën e Botës, e cila fillon në Rusi, muajin e ardhshëm. Pas kësaj, DFB (Federata Gjermane e Futbollit) e ka zgjeruar kontratën e trajnerit të kombëtares deri në vitin 2022. Ky i fundit ka listuar 27 lojtarë, të cilët do ta shoqërojnë atë në kampin e stërvitjes së ekipit kombëtar në Austri, javën e ardhshme. Kjo do të thotë se ai do të duhet të largojë katër lojtarë nga lista paraprake, para se të niset për turneun e Rusisë.

Përveç mesfushorit të Borussia Dortmund, Mario Gotze, i cili shënoi golin e fitores së finales në vitin 2014, në triumfin e Gjermanisë në Brazil, nuk ka surpriza të mëdha në listë. Megjithatë, u morën përgjigjet e disa pyetjeve. Disa kishin dyshimin nëse portieri Manuel Neuer do të ftohej, apo jo, duke pasur parasysh faktin se nuk ka luajtur një ndeshje që nga shtatori i vitit të kaluar, për shkak të lëndimit të tij këmbë. Megjithatë, emri i Neuer është në listë, një nga katër portierët që do të udhëtojnë në Austri.

Nuk do të jetë sulmuesi i Bayern Munich, Sandro Wagner, pasi shansi ka shkuar për lojtarin e Freiburg, Nils Petersen. Löw tha se kishte pritshmëri të larta për Petersen, i cili shënoi 15 gola me Freiburg këtë sezon. Özil dhe Göndogan përfshihen në listë, edhe përkundër takimit të fundit me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, në Londër.

Dy lojtarët gjermanë, me trashëgimi turke, janë kritikuar gjerësisht për takimin e së dielës, i cili erdhi gjatë fushatës së Erdogan për t’u zgjedhur për një mandat të dytë si president. Të dy pozuan me Erdogan, ndërsa Gündogan ka marrë kritika të veçanta për fanellën me mbishkrimin: “Me respekt për presidentin tim!”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga RUSI 2018