Kampionati Shqiptar

Nuk ndalet Partizani, prezanton edhe “gjigantin” boshnjak

Partizani ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në merkaton e dimrit. Pas Egzon Belica, që u prezantua dje, i ka ardhur radha një tjetër mbrojtësi, për t’u veshur “dem i kuq”. Fjala është për “gjigantin” boshnjak, Renato Gojkovic, 1.95 metër i gjatë. Ja njoftimi i të kuqve për këtë nënshkrim të radhës: “Klubi ka mbyllur pozitivisht marrëveshjen me Renato Gojkovic. Mbrojtësi 22-vjeçar ështe afruar nga kampionati kroat, ku është aktivizuar së fundi me ekipin e NK Istra. Ai ka nënshkruar me 15 herë kampionët e vendit një kontratë për 2 vite e gjysëm. Gojkovic, pasi ka kryer vizitat mjekësore, do t’i bashkohet sot skuadrës në seancën e radhës, që ka nisur në orën 11:00”.

 

“Pasaporta”

Datëlindja 10 shtator 1995
Vendlindja Tuzla, Bosnje Herzegovina
Gjatësia 1.95 m
Pozicioni Qendërmbrojtës

Karriera me të rriturit

Vitet Skuadra Ndeshje (Gola)
2012–2013 Sloboda Tuzla 19 (3)
2013–2015 Čelik Zenica 40 (0)
2015– Istra 1961 8 (0)

Karriera me kombëtaren

2013–2015 Bosnje Herzegovina U-19
2015– Bosnje Herzegovina U-21

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar