RUSI 2018

Nuk ndodhte nga 1966, Hazard shkruan historinë kundër Brazilit

Një nga sekretet e suksesit të Belgjikës, që ka marrë pesë fitore në pesë ndeshjet e luajtura deri tani në Kupën e Botës, është numri 10 i saj: Eden Hazard.

Pas dy pjesëmarrjeve jo shumë bindëse në Brazil 2014 (2 asiste në 5 ndeshje) dhe Euro 2016 (4 asiste, 1 gol), ylli i Chelsea-it duket se është konfirmuar edhe në kompeticione të nivelit të lartë.

Gola dhe asiste, lëvizje të vazhdueshme dhe saktësi në pasime, raste të krijuara, pasime të gjata dhe, marka e tij, fintet. Kalimi i kundërshtarit është thelbi i lojës së tij, arma vrasëse që duhet përdorur në çdo fazë të ndeshjes: kur duhet sulmuar dhe krijuar superioritet numerik, por edhe, siç ka ndodhur shpesh në pjesën e dytë kundër Brazilit, kur duhej mbajtur lart ekipit.

Ndeshja kundër Brazilit është, për momentin, më e rëndësishmja e jetës së tij sportive, të paktën për sa i takon takimeve ndërkombëtare, ka qenë një paraqitje shumë e mirë nga ana e tij.

Në fakt të dhënat e detajuara të ndeshjes së tij janë këto: 2 gjuajtje, jo në kuadrat, 7 faulle të pësuara, vendimtarë në minutat e fundit gjatë presingut të Brazilit, 77% të pasimeve të sakta (rreth 28), 63 prekje totale, 4% i zotërimit total të ekipit ka ardhur nga këmbët e tij, 4 kontraste ajrore të fituar nga 4 dhe, për ta mbyllur, 10 kalime të kundërshtarit nga 10 të tentuar, duke realizuar diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e botërorëve që nga 1966.

Nëse Belgjika i shkon deri në fund këtij Botërori dhe Hazard vazhdon të luajë në këtë mënyrë, atëherë ai do të jetë kandidati kryesor për t’i dhënë fund dominimit Messi-CR7 në garën për Topin e Artë.

Më shumë nga RUSI 2018